Ditën e sotme policia arrestoi Riljon (Rigers) Lala i arratisur pak kohë më parë.
I riu është arratisur rreth 1 muaj më parë në komisariatin 1 në Tiranë i arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Lala shoqërohej nga 2 efektivë të policisë për të lënë shenjat e gishtave, ndërkohë do të dërgohej në Gjykatë për të mësuar vendimin.
Ai ka përfituar nga situata, ka qëlluar policët dhe është larguar me shpejtësi nga komisariati 1 në Tiranë.
Ai është ndaluar pasditen e sotme nën zonën e ”Ali Demit”, ku qëndronte në një banesë të marrë me qira.






































