Ministrja e Kulturës, Elva Margariti pak ditë më parë humbi parakohe bashkëshortin e saj si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Mes dhimbjes së madhe, Margariti ka reaguar sot në rrjetet sociale ku shpreh mirënjohje për të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këto momente të vështira. Mes të tjerash Margariti theksoi se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, i jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur.
“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.
Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.
Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!
Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”, shkruan Margariti.







































