Google search engine
Home Sport “Bullafiqi po vdes”/ Del audio shokuese e mjekëve të Diego Maradonas: Më...

“Bullafiqi po vdes”/ Del audio shokuese e mjekëve të Diego Maradonas: Më duket se…

0
367

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona në 25 nëntor të vitit që lamë pas është shoqëruar me shumë zhurmë. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë për këtë ndarje të parakohshme të tij nga jeta.

Faqja online ‘Infobae’ ka publikuar ditën e djeshme audion e bisedës së dy mjekëve të ish-futbollistit, neokirurgut ,Leopoldo Luque dhe psikiatrit Agustina Cosachov, të cilët kanë qenë pranë Maradonës në periudhën e fundit të jetës së tij.

“Më duket se pësoi një arrest kardiak, bullafiqi po vdes”-dëgjohet të thotë Leopoldo Luque .

“Nuk e kam idenë se çfarë bëri ai. Unë po largohem. Tani më të është ambulanca së bashku me mjekët e urgjencës, më duket se hyri në intubim”- dëgjohet të thotë psikiatri, Cosachov.

“Ne e kishim bërë atë për 10, 15 minuta, sepse ambulanca nuk po vinte. Hymë në dhomë, bënte ftohtë dhe filluam të bëjmë reanimacionin. Nuk na thonë si është gjendja. U largova dhe nuk mora vesh asgjë”-dëgjohet në audio.

Sipas mediave argjentinase duke u bazuar në materialin, mjeku Luque e Cosachov do të merret në pyetje nga prokuroria. Në certifikatën e vdekjes së Diego Armando Maradonas u shënua se pësoi arrest kardiak, i cili i shkaktoi dhe vdekjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here