
Dritan Dajti i cili është prekur nga COVID, është transportuar sot nga spitali i Burgut drejt Infektivit për të bërë një skaner.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Mësohet se nga komisariati nr. 4 janë marrë të gjitha masat për transportimin e tij nën masa të shumta sigurie. Ndërkohë përpara spitalit Infektiv ka forca të shumta policie.
Burime bëjnë me dije se forcat e policisë kishin nxjerrë nga qelia Emiljano Shuallzin i cili do dërgohej në QSUT për të marrë trajtim mjekësor pasi edhe ai ka shfaqur probleme me shëndetin. Por në momentin që kanë marrë informacion për gjendjen e Dritan Dajtit i cili duhej të dërgohej me urgjencë në Infektiv e kanë anuluar vizitën e Shullazit i cili është rikthyer sërish në qeli.
Në nëntor të vitit të kaluar Dajti u dërgua në QSUT pasi u operua për një gur në veshka. Ndërsa një vit më parë ai doli nga ambientet e burgut për t’iu drejtuar një klinike dentare në zonën e Ish-Bllokut.






































