Publikohet një pjesë e kontratës së ‘frikshme’ që ka firmosur Andi dhe Tea e ‘Përputhen’, ja çfarë rrezikonin nëse largoheshin nga programi (DOKUMENT)

0
397

Pas zbulimit të skandalit të lidhjes së fshehtë të Teas me Beartin, konkurrentet po justifikohen me kontratën e ‘frikshme’ që kanë nënshkruan para se të bëheshin pjesë e spektaklit ‘Përputhen’.

Publikohet një pjesë e kontratës së ‘frikshme’

Ditën që u publikua skandali, Andi doli me deklaratën se ishin të detyruar të dilnin si çift, për shkak të kontratës që kishin firmosur. Në një pjesë të publikuar në rrjetet sociale nga një faqe e fansave të tyre, në kontratë ndër të tjera thuhet se në rast prishjeje të imazhit të emisionit, konkurrenti detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Publikohet një pjesë e kontratës së ‘frikshme’

Megjithëse, ende nuk është konfirmuar që kjo është kontrata e vërtetë për të cilën Andi shkruante në ‘Instastory’.

Publikohet një pjesë e kontratës së ‘frikshme’

Ende nuk dihet nëse ata do të jenë të detyruar të paguajnë ‘dëmin’ për prishje imazhi.

Në dy javët e fundit të qëndrimit të tyre në emisionin e dashurisë, ata vazhduan ‘lojën’ sikur ishin të dashuruar dhe ishin gati të dilnin të njiheshin në privatësi. Me epitetet ‘nusja’ dhe ‘burri’ ata dolën nga emisioni, madje duke i dhënë llokume konkurrentëve të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here