Pronari i një firme është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë-Durrës. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet N. D., 58 vjeç., është gjetur rreth orës 07:40, në një magazinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
•Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.