Google search engine
Home Aktualitet Moti i keq/ 160 pasagjerë mbeten të bllokuar në portin e Vlorës,...

Moti i keq/ 160 pasagjerë mbeten të bllokuar në portin e Vlorës, nuk ankorohen dot, kapiteneria merr vendimin urgjent

0
241

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi i cili sot po kthehej nga Italia nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës si pasojë e motit të keq.

Brenda tragetit ndodhen 160 pasagjerë të cilët duhet të kishin zbarkuar tashmë në tokë.

Trageti ka provuar të ankorohet, por pamundur ka dal sërish në  det të hapur në pritje të qetësimit të kohës dhe forcës së erës.

Njoftimet më të fundit nga kapiteneria e Vlorës bëjnë me dije se trageti do të qëndroj në det të hapur me 160 pasagjerë në brendësi të tij deri në orën 16:00 të drekës

Ndërkohë kapiteneria e Vlorës si rrjedhojë e erës së fortë jep edhe njoftimin për anulimin e lundrimit të mjeteve lundruese të vogla dhe mjeteve të peshkimit

Ndërkohë, edhe anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here