Google search engine
Home Sport Zbulohet plani, pas Teatrit shëmbet një tjetër godinë historike në Tiranë, lajmin...

Zbulohet plani, pas Teatrit shëmbet një tjetër godinë historike në Tiranë, lajmin e jep deputeti socialist

0
254

Një tjetër godinë historike do të shembet pas Teatrit Kombëtar.Lajmi është bërë i ditur në emisionin sportiv “Pasó”, nga deputeti socialist Fidel Ylli.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Ylli foli gjerë e gjatë për rëndësinë e sportit në vend. Pasi u evidentua gjendja e mjerueshme e Pallatit të Sportit Asllan Rusi, ai zbulon se do të bëhet së shpejti një ndërtesë e re.

Ka qenë maji i 1962- shit, kur kanë filluar punimet për ndërtimin e një pallati sporti në Tiranë.

Fidel Ylli tregoi se Pallati i Sportit dikur ka qenë një hambar, por u bë ai që është sot edhe ideja ishte e Petrit Dumes.

“Do ta bëjmë edhe këtë që është do prishet edhe ky, është lajm! Do gjejmë mënyrën e financimit, do të bëhet Pallat Sporti”, tha Ylli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here