Google search engine
Home Politike Drejtesi Ish-kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira përfundon në SPAK, paditet për abuzime me...

Ish-kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira përfundon në SPAK, paditet për abuzime me tenderat

0
327

sh-kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira ka përfunduar në SPAK, me akuzën për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për padinë e bërë nga kryebashkiaku Nuri Belba, lidhur me tenderin për fushën e sportit. Sipas kryetarit të bashkisë, Nuri Belba lidhur me këtë tender ka pasur shkelje, pasi njëra nga firmat ka depozituar ankimin pasi u skualifikua. Belba gjatë fushatës elektorale premtoi se do të depozitonte kallëzim sapo të merrte çelësat e bashkisë pasi ngriti akuza për procedurën. Dosja për Rirën ka përfunduar nga prokuroria e qytetit drejt SPAK. Pas lajmit se do të hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, ka reaguar ish-kryebashkiakja Miranda Rira. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo bën fajtor kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për këtë çështje. Sipas saj, prokurori Ajazi ka marr urdhër nga Balla dhe vihet kështu në shërbim të bandës së krimit. “Taulant Yarisi vazhdon luftën e tij të ulët politike kundra meje, prej më shumë se 3 vitesh tashmë! Me kuç e me maç, me media ta paguara e pazare të fëlliqura, përpiqet të hedhë baltë mbi figurën time, integritetin dhe profesionalizmin tim! Taulant Yaris Balla, Meduza e Elbasanit, e ka kthyer prokurorinë e Elbasanit në celulë sulmesh të ulëta politike! Me urdhër të Tao Yarisit, prokurori K. Ajazi, vëllai i këshilltarit të Taos, Besjan Ajazi, njëherësh kandidat për deputet i Rilindjes në Gramsh, vihet në shërbim të bandës së krimit mavi! I bëj thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të veprojë dhe të marrë masa ndaj prokurorëve të ndikuar politikisht”, shkruan ajo. Ndër të tjera, Rira shprehet se më 25 prill do të jetë dita e referendumit dhe e shporrjes së bandave të krimit në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Ajo vijoi më tej duke thënë se ka të dhëna, të cilat tregojnë se Balla ka përfituar tendera dhe aksione sipas saj në mënyrë të paligjshme. “Mua do të më kesh përballë jo vetëm në Prrenjas, por në të gjithë Elbasanin, që ti e ke kthyer në strofullën e krimit dhe përfitimit duke masakruar pyjet e Stravajt dhe Sterblevës, duke shkatërruar natyrën, duke marrë përqindje e përfituar tendera në mënyrë të paligjshme, duke poseduar aksione në hece, fasoneri dhe aktivitete të tjera në gjithë bashkitë e qarkut Elbasan”, shprehet ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here