Google search engine
Home Sport Ibrahimoviç dhe Lukaku ia hedhin paq pas sherrit në derbi, Disiplina i...

Ibrahimoviç dhe Lukaku ia hedhin paq pas sherrit në derbi, Disiplina i pezullon një javë

0
290

Dy sulmuesit patën fërkime deri në përplasje fizike në derbin e Madoninës, fituar nga Interi 2-1. Suedezi rrezikonte më shumë për shkak të kartonit të kuq

Interi e fitoi derbin e “Madoninës” përballë Milanit 2-1, duke marrë kreun e renditjes, por më shumë bujë se rezultati dhe renditja mori përplasja fizike e dy sulmuesve rivalë, dikur shokë të vjetër tek Junajtid, por tani armiq të betuar në Serinë A italiane, Zlatan Ibrahimoviçit dhe Romelu Lukakut, njëri i Mlanit e tjetri i Interit. Suedezi doli me karton të kuq pas përplasjes, kurse Lukaku mori të verdhë. Pritej me interes vendimi i Disiplinorit të federatës italiane për të dy lojtarët, por nuk ndodhi “hataja” sikurse kishin parashikuar disa media kritike italiane ndaj Ibrës dhe Milanit. Kështu, grindja në fushë mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukakut bëri xhiron e botës, pasi ishte një episod aspak i këndshëm për t’u parë në derbin e Milanos, megjithatë dy sulmuesit duket se ia kanë hedhur paq. Kjo pasi Gjykata Sportive në Itali ka vendosur t’i pezullojë vetëm me një javë dy futbollistët, pra aq sa parashikon kartoni i kuq i Ibrës dhe i verdhi i Lukakut, që plotësoi numrin e dy kartonëve të verdhë të marrë në Kupën e Italisë. Arbitri Paolo Valeri duket se u ka bërë një nder të madh dy sulmuesve, liderë në skuadrat përkatëse, pasi nuk ka shënuar asgjë ekstra për përplasjen mes tyre, por është mjaftuar vetëm me vendimet që dha në fushën e lojës. Megjithatë ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi Prokuroria Federale mund të ndërhyjë edhe pa procesverbalin e arbitrit, e të marrë në shqyrtim provat televizive për të dënuar dy protagonistët e sherrit aspak të këndshëm në derbi. Gjithsesi ky organ pranë Federatës Italiane të Futbollit nuk është shprehur ende nëse do të marrë në konsideratë rastin në fjalë, apo do të arkivojë vendimin e marrë nga Gjykata Sportive paraditen e sotme. Milani mbetet një skuadër pretendente për titullin, pavarësisht se e humbi duelin derbi me Interin dhe rrjedhimisht edhe vendin e parë në renditje. Sidoqoftë, gara është e madhe dhe e gjatë dhe mund të ketë surpriza. Nga ana tjetër, Milani ka plot lojtarë cilësorë që kanë marrë vëmendje të shtuar gjatë kësaj periudhe. Një prej tyre është dhe Rafael Leao, i cili, përveçse futbollist është dhe artist. Kështu, përveç talentit në futboll, sulmuesi portugez i Milanit, Rafael Leao ka edhe një tjetër në art, pasi sapo ka publikuar albumin e tij të parë muzikor, të titulluar “Beginning”. Leao ka zgjedhur të mbajë emrin e artit “Ëay 45”, teksa në albumin e tij të parë ka sjellë 7 këngë të rrymës “rap”, e cila duket se është edhe e preferuara e sulmuesit portugez të kuqezinjve. “Më pëlqen shumë “rap”-i dhe mendoj se mund ta bëj këtë punë, pasi të ndaloj së luajturi futboll. Për momentin është vetëm një pasion dhe kaq. Bëj “rap” ku flas kryesisht për jetën time dhe sakrificat që kam bërë për të arritur deri këtu”, u shpreh sulmuesi portugez. Duhet thënë se pas shumë vitesh në “errësirë”, Milani i këtij edicioni, me Piolin në pankinë dhe me Ibrën në sulm, po ringjallet dhe po tregon vlera në kampionatin italian, duke qenë rivalizues për titullin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here