Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Lamias në Greqinë Qendrore, ku sipas mediave lokale, ka shkaktuar habi dhe hutim tek policia vendase.
Sipas këtyre mediave, një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë të policisë Greke,ka ndaluar një automjet të dyshimtë që po kalonte në rrugët kryesore të qytetit të qetë të Lamias. Mbasi i kanë dhënë sinjalin e ndalimit,agjentët kërkuan prej udhëtarëve të dalin një nga një nga automjeti i blinduar i markës BMW në të cilin ndodheshin.
Me habi dhe hutim, agjentët panë të parin të dalë prej automjetit, i dënuari i famshëm i burgjeve greke, Alket Rizai dhe më pas një shtetas grek, edhe ai personazh i njohur i botës së krimit në vend dhe në vazhdim në tjetër shqiptar, 36 vjeç.
Gjatë një komunikimi për mediat, Rizai sqaron se ai është shumë mirë dhe në shtëpinë e tij pasi kishte marrë leje nga burgu. Ndërsa ndalimin e policisë e sqaron se ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së maskës anti-COVID, që është e detyrueshme të mbahet kudo në shtetin grek.
“Jam shumë mirë, jam në shtëpi, policia më ndaloi për një maskë”, tha Rizai për Report Tv.







































