Ditën e djeshme bënë namin në rrjet fotot e Teas dhe Beartit, foto që zbuluan se dyshja janë në një lidhje. Ndërkohë Andi, me të cilin Tea doli çift nga “Përputhen”, tregoi se mes tyre nuk ka pasur kurrë asgjë, por gjithçka e ka bërë për hir të kontratës.
Mirëpo lidhja e Teas me Beartin paska kohë që ka nisur edhe pse e vërteta u zbulua tani.
Bearti u largua nga programi në muajin nëntor e po në atë kohë ka postuar një foto, ku prapa tij duke një vajzë, për të cilën po aludohet se është Tea.
“Ndonjëherë ju duhet të luani rolin e një budallai, të mashtroni budallain që mendon se ju mashtrojnë”, shkruan Bearti krah fotos.










































