Google search engine
Home Dosier Alfred Peza sjell për herë të parë detajet e rënda: Ju tregoj...

Alfred Peza sjell për herë të parë detajet e rënda: Ju tregoj se çfarë u gjet në kasafortën e Mehmet Shehut

0
306

Ish-deputeti i PS-së Alfrred Pezës tha se Mehmet Shehu u detyrua të vetëvritej dhe se nga kjo ngjarje u zbulua më pas një grup kriminal.

Peza sjell për herë të parë një version ndryshe të sekreteve të gjetura në kasafortën e tij si dhe tregon një histori të pankjohur nga momenti kur trupi i ish-kryeminsitrit shqiptar pasi u zhvarros u hodh në lumë.

Shkrimtari thotë se njerëzit që e gjetën trupin i kanë dorëzuar atij kollaren e Mehmet Shehut, të cilën më pas ia ka dhënë të birit, Bashkimit.

“Unë mendoj që Mehmet Shehun as e vranë dhe as u vetëvra, pra që do të thotë e detyruan të vetëvritet. Aty është bërë operacioni më i jashtëzakonshëm në historinë e Shqipërisë, e gjitha ka qenë e programuar që të ndodhë. Mendoj që ka vend për debat se besoj çfarë janë gjendur në kasafortën e tij janë të vërteta. Krim i jashtëzakonshëm se nuk ka ndodhur në ish-lindjen komuniste që nga vrasja të zbulosh grupe armiqësore. Ishte hera e parë që vetëvrasja të ketë çuar më pas në zbulimin e grupit armiqësor. E cilësoj si krim pasioni të paraardhësit, krim që zhbëri një familje 4 kurora, çoi në dy vetëvrasje brenda fisit por edhe në zhvarrime, zhbërjen e kufomës dhe hedhjen e tij në lumë, diku në Ndroq. Unë kam edhe një histori me zhvarrimin, se kur u gjet kufoma, ata që e zbuluan më sollën kollaren e Mehmet Shehut dhje unë ja kam dorëzuar Bashkimit djalit të tij, shkrimtarit të njohur sepse ai kujtim i takonte familjes. Ajo që është e reja është se në kasafortën e Mehmet Shehut ndryshe nga sa është thënë zyrtarisht që janë gjetur revista dhe kaseta pornografike janë gjetur gjëra shumë më të rënda se kaq. Sipas meje një nga elementët e hakmarrjes kishte të bënte me faktin se Mehmet Shehu kishte një dosje për Enver Hoxhën, e dyta sepse ai e akuzonte për zhdukjen e dy dokumenteve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë”, tha Peza për News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here