Zhdukja e biznesmenit italian vazhdon të mbetet akoma mister. Hetuesit italian prej disa ditësh kanë zbarkuar në Shqipëri për të parë dhe hetuar nga afër vendin e ngjarjes së së rëndë ku u gjet i djegur trupi i biznesmenit.
Pas debateve me hetuesit shqiptarë gjatë inspektimit të tyre në vendin ku është gjendur e djegur makina e biznesmenit Davide Pecorelli, ekspertët italianë kanë ngritur një pistë të re.
Mësohet se ekspertët italiane po hetojnë dhe mundësinë e vetëvrasjes, pasi kqyrën nga afër makinën e shkrumbuar të Pecorellit, e cila u gjend në zonën e Pukës brenda së cilës u zbuluan dhe disa eshtra.
Ekspertët kërkuan me këmbëngulje analizën e mbetjeve mortore, ndërsa shprehen të çuditur sesi nuk ka pasur njolla gjaku jashtë mjetit.
“Si ka mundësi që brenda makinës nuk ka shenja? Si ka mundësi që nuk u gjetën njolla gjaku?”, janë pyetjet që kanë ngritur hetuesit italianë që do të hetojnë për Pecorellin.







































