Google search engine
Home Politike Çuçi bën bilancin e arritjeve të OFL: Efekt të ndjeshëm në uljen...

Çuçi bën bilancin e arritjeve të OFL: Efekt të ndjeshëm në uljen e kurbës së krimit dhe korrupsionit në vend

0
298

Nga Kuvendi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë bilancin e arritjeve të OFL gjatë vitit 2020. Në fjalën e tij në seancën plenare, teksa përmendi aktin normativ për zgjatjen e afatit, Çuçi sqaroi se afati vlen vetëm për mbylljen e hetimeve nga SPAK. Sipas tij, e gjitha kjo bëhet më qëllim që ato dosje të cilat kanë mbetur pa u gjykuar të përfundojnë procesin e gjykimit. “Akti normativ parashikon shtyrjen e afatit për veprimtarinë e SPAK dhe GJKKO për të gjithë dosjet e referuara nga OFL gjatë vitit 2020. Dua të them që duhet të jetë e qartë që kjo shtyrje nuk parashikon shtyrjen e veprimtarisë së OFL, ajo është mbyllur në 21 dhjetor 2020. Me këtë ndryshim, nuk bëjmë gjë tjetër veçse shtyjmë afatin e dosjeve të çuara gjatë vitit 2020 nga OFL në SPAK dhe GJKKO në mënyrë që të gjitha të përfundojnë procesin e hetimit dhe gjykimit”, tha ai. Ministri Çuçi foli me shifra sa i përket punës së OFL gjatë viti që lamë pas, ku rezultoi se në SPAK janë dërguar 245 dosje. Ai bëri me dije se të përfshirë janë rreth 255 persona. “Nga të dhënat e OFL rezulton se në harkun e 11 muajve, janë referuar në SPAK 243 dosje për 1877 pasuri me burim të dyshimtë. Ato përfshijnë emrat e 255 personave, subjekte të këtij ligji. Nga këto referime, Gjykata e Posaçme ka dhënë vetëm 105 vendime për 641 pasuri deri në 31 Dhjetor. Ndër to, 314 janë pasuri të paluajtshme, 224 janë pasuri të luajtshme, 98 aktiviteteve tregtare dhe 5 llogari bankare”, theksoi ministri. Teksa foli për punën e OFL, ai u shpreh se ky operacion ndikoi në uljen e kurbës së krimit e korrupsionit. Ai vijoi më tej, duke thënë se puna e OFL bëri që shumë pasuri të fshehura të botës së krimit të gjurmoheshin, ndërsa theksoi se është dhënë edhe një mesazh i fortë për botën e krimit se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktiviteti kriminal. “OFL si pjesë thelbësore e operacionit të policisë kundër krimit të organizuar dhe aseteve kriminale pati një efekt të ndjeshëm në uljen e kurbës së krimit dhe korrupsionit në vend. Rezultatet do të mbeten në histori si moment kulmor i forcës goditëse kundër botës kriminale. Ky operacion u vu në gjurmimin e pasurive të deklaruara të fshehura të personave të dënuar apo të proceduar për vepra penale në fushën e krimeve të rënda, krimin e organizuar apo terrorizmit”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here