Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Mamurras, mësohet kush është 65-vjeçari...

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Mamurras, mësohet kush është 65-vjeçari që mbeti i plagosur, djali tij i përshirë në vrasjen e dy biznesmenëve

0
332

Kanë dalë tjera detaje në lidhje me plagosjen e Myslim Likës, ditën e sotme në Mamurras.

Mësohet se i plagosuri është babai i një prej të dyshuarve për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, konkretisht të shtetasit Ilir Xhepaj. Myslim Lika është babai i Ilir Xhepajt, por kanë mbiemra të ndryshme për shkak se Iliri ka mbiemrit e nënës.

Ilir Xhepaj së bashku me Eduard Lamaj, Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, dyshihen si persomat që kanë vrarë Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në Laç.

Mbetet akoma mister se përse këta 4 persona vendosën që të vrasin dy biznesmenët, pasi nuk kanë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 30 maj të 2020 në një hotel në Laç. Nuk dihet akoma se cili nga viktimat ka qenë objektivi i autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here