Përplasjet e sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç me rivalët e tij në fushë nuk janë gjë e re. Të gjithë e dinë se shtatlarti suedez krijon polemika dhe shpesh përplasje fizike me rivalët, prandaj ai ka në “CV”-në e tij shumë kartonë të kuq, që ludhen me gjaknxehtësinë e tij në fushë. Ndërkohë, e fundit ishte të martën në mbrëmje në derbin Milan-Inter. Kështu, Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku, dikur bashkëlojtarë në Mançester Junajtid, u përfshinë në një përleshje verbale të paparë në fushë të martën në derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit. Sulmuesi i Milanit, Ibrahimoviç u akuzua për gjuhë raciste dhe ofenduese ndaj sulmuesit të Interit, në derbin që Milani e humbi 2:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë. Por raportohet se Ibrahimoviç e ka mohuar se kishte përdorur gjuhë raciste ndaj Lukakut. Si ndodhi incidenti mes tyre? Lukaku e fitoi Ibrahimoviç të takoheshin jashtë pas ndeshjes. Ibrahimoviç qeshi dhe i tha: “Në rregull, ftoje dhe nënën tënde”. Kjo e tërboi dhe e ndezi sulmuesin belg, të cilin mezi e përmbanin bashkëlojtarët e vet. Zlatani më pasi i tha: “Bëje ritualin tënd të leshit voodoo”. Tërbimi i Lukakut vazhdoi të rritej dhe ai ia ktheu Ibrahimoviçit “Pirdhuni ju dhe gruaja juaj” teksa e ndoqi suedezin drejt tunelit pas përfundimit të pjesës së parë. Kjo u lexua në Itali si shprehje raciste, por “Sky Sport Italia” raporton se përfaqësuesin e Milanit kanë siguruar se Ibrahimoviç e ka mohuar çfarëdo ofendimi racor. Besohet se Ibrahimoviç po i referohej një deklarate të njërit prej pronarëve të Evertonit, Farhad Moshiri, i cili më 2018 kishte thënë se Lukaku e kishte hedhur poshtë ofertën e tyre të re pasi e kishte marrë një mesazh “voodoo”. “Ne i ofruam kontratë më të mirë se Çelsi dhe menaxheri i tij erdhi për ta nënshkruar. Robert (Elstone, shefi ekzekutiv i Evertonit) ishte aty, çdo gjë ishte në vend, kishte edhe gazetarë jashtë, por pastaj në takim Rom i telefonoi të ëmës. Pastaj tha se ishte në pelegrinazh në Afrikë apo diku, se duhej ta bënte një “voodo” dhe se e kishte pranuar një mesazh që i thoshte së duhej të shkonte në Çelsi”, kishte thënë Moshiri para tri vjetëve. Lukaku e kishte mohuar tërë këtë ngjarje dhe iu bashkua Mançester Junajtid e jo Çelsit siç pretendonte Moshiri. Përfaqësuesi belg e kishte kërcënuar Moshirin me padi për atë deklaratë. Një përfaqësues i Lukakut kishte shpjeguar më vonë: “Romelu është besimtar katolik dhe “voodoo” nuk është pjesë e fesë së tij. Ai thjesht nuk kishte besim në Evertonin e as në projektin e Moshirit”. Por duket se kjo histori do të vazhdojë gjatë. Sepse Ibrahimoviç është lojtar me karakter të fortë dhe shpesh krijon polemika më të forta edhe se Kristiano Ronaldo apo ndonjë “yll” tjetër. Ndërkohë, derbi i “Madoninës”, Inter-Milan, luajtur mbrëmjen e së martës, është fituar nga zikaltrit 2-1, por në një ndeshje ku pati mjaft polemika për sjelljen e gjyqtarit kryesor të ndeshjes.







































