Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se pas ditës së sotme pritet sërish përkeqësim i kushteve atmosferike.
Dita e premte dhe 12 orët e para të ditës së shtunë pritet që të bien reshje të dendura, ndërsa më pas pritet një pushim shirave. Po ashtu reshjet do të nisin sërish të dielën.
Kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna). Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësinë mbi 900 metra në jugilindje reshjte do të jenë në formën e dëborës.
“Pas ketyre dy ditë pa reshje, presim serisht një përkeqësim të konditave meteorologjik.
Dita e premte do të rikthje përsëri reshjet në vend. Reshjet e shiut do të jenë të jenë të herëpasherëshem, por intensitet mesatar do të kenë në pjesën e dytë të ditës. Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.
Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën). Dita e diel do të rikthje përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenjë (Drini, Buna).
Në lartësin mbi 600 metra në veri dhe në lartësin mbi 900 metra në jugilindje reshjte do të jenë në formën e bëborës.
Kjo paqëndrueshmeri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave”, njofton SHMU.









































