Google search engine
Home Lifestyle Fifi tha se është e lidhur me të, reagon Fation Kuqari dhe...

Fifi tha se është e lidhur me të, reagon Fation Kuqari dhe bën deklaratën e papritur

0
267

Fation Kuqari, djali i cili bëri bujë, teksa u përplas fizikisht me një nga konkurrentët e “Për’Puthen”, konkretisht Erin edhe pse është larguar nga programi, vijon që të komentohet gjerësisht. 

Kohët e fundit, emri i tij është lakuar shumë, teksa pas disa postimeve nga vetë ai dhe Fifi u la të kuptohej se mes tyre ka një lidhje më shumë se shoqëri. 

I ftuar në një emision televiziv, Fationi ka deklaruar se programi është shumë real, ndërsa ka komentuar edhe zërat se ai dhe Fifi janë në një lidhje. Ai është shprehur se me Fifin po kryejnë disa xhirime për një projekt të saj, ndërsa thekson se në këngën e radhës së Fifit do të jetë si figurant.

‘Fifi është një këngëtare shumë e mirë, një vajzë shumë e mirë. Mund të them që është një projekt. Do më shikoni si këngëtar, si ta quaj si model, si figurant?’-ka thënë Fationi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here