Mbrëmë ishte dita e kuqezinjve në shumë dimensione të futbollit europian. Lojtarët e përfaqësueses ishin protagonistë në fushë dhe jashtë saj. Në fushë sepse bënë gola, dhanë asiste dhe ishin në qendër të vëmendjes në ndeshje të rëndësishme, sikurse ndodhi me Berat Gjimshitin e Atalantës dhe Vedat Muriqin e Lacios, një derbi mes shqiptarëve. Kurse jashtë fushës sepse u bënë lëvizje surprizuese në merkato, sikurse ishte rasti i Amir Abrashit që kaloi nga Frieburgu i Gjermanisë tek Bazeli i Zvicrës, ose oferta e Uest Hemit në premier League për portierin e përfaqësueses kuqezi, Tomas Strakoshën.







































