Google search engine
Home Aktualitet Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, rihapen hetimet për Ergys Kolaverin,...

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, rihapen hetimet për Ergys Kolaverin, verifikim provave dhe dëshmive

0
257

Gjykata e Apelit Tiranë ka rikthyer sërish në skenë çështjen e Ergys Kolaverit, i cili dyshohet për atentatin me snajper ndaj një të dënuari në burgun e Vaqarrit ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë duke vendosur të rihapë pjesërisht hetimin. Ky vendim nga ana e gjykatës ka ardhur me qëllim verifikimin e provave dhe dëshmive. Ndër të tjera do të bëhet edhe vëzhgimi i pamjeve filmike të vilës së Xhelal Mziut ku është fiksuar autori i dyshuar. Gjithashtu do të bëhet edhe një eksperiment hetimor. Konkretisht Kolaveri, akuzohet për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit. Ai mësohet të jetë liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit, ndërsa ai do të qëndrojë në mbikëqyrje elektronike. Ndërsa punonjës policie do të mbajnë nën vëzhgim banesën. Kujtojmë se në 7 gusht të 2016 Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Kolaverin. Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura, pala mbrojtëse pretendoi nëpërmjet disa pamjeve filmike të siguruara nga një biznes në Kamëz se, Kolaveri nuk ndodhej në zonën e Vaqarrit kur është qëlluar në drejtim të ambienteve të ajrimit të burgut në Vaqarr, por në zonën e Kamzës. Argument ky, që nuk u mor për bazë nga gjykata, e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg për këtë të fundit, pasi akuzohet për “Vrasje për gjakmarrje e mbetur në tentativë”. Gjithashtu kujtojmë se në 16 nëntor të 2017 Ergys Kolaveri u dënua me 20 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Gazmir Dacit, me të cilin kishte hasmëri. Por menjëherë në nëntor të 2017 ai e apeloi dënimin prej 20 vitesh burg. Seanca për ndryshimin e masës është mbajtur sot dhe ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një të dënuari t’i ndryshohet masa ose “lirohet nga qelia” pas ish-numrit 2 të bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Vendimi për ndryshimin e masës së Ergys Kolaverit u mor nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa. 
Atentati në burgun e Vaqarrit
Ergys Kolaveri së bashku me Enea Cekan akuzohen se tentuan të vrisnin me armë zjarri nga një distancë prej 150 metrash jashtë burgut të Vaqarrit personin Gazmir Daci, i cili ishte arrestuar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes me 4 nëntor të viti të kaluar ndaj Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Robert Kolaverit. Sipas policisë së kryeqytetit , më datë 30 korrik rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit, brenda burgut në Vaqarr, është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetasi Lili Dulaj, i dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe aktualisht i ndaluar me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”. Nga ana tjetër janë të njëjtat burime që konfirmojnë se Dulaj nuk ishte shënjestra e atentatit. Sipas njoftimit të policisë të publikuar në atë kohë, objektiv i atentatit ka qenë personi Gazmir Daci, i cili në atë kohë ndodhej në masën “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Daci në prill të vitit të kaluar, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë personin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, që aktualisht është i paralizuar. Vëllai i tyre, Ergys Kolaveri, rezulton se ka tentuar të hakmerret ndaj kësaj ngjarjeje. Në momentin që policia ka arrestuar Ergys Kolaverin dhe kushëririn e tij, Enea Cekën ka sekuestruar automjetin tip “Mercedes-Benz”, fugon i llojit Vito, si dhe një palë dylbi të cilat dyshohet se janë përdoruar gjatë atentatit të Vaqarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here