Afro 600 efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen prej ditësh në terren në ndihmë të komunitetit në zonat e prekura nga përmbytjet apo rrëshqitjet e dherave të ditëve të fundit.
Në zonën e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Pukës, Elbasanit, Fierit janë angazhuar 445 trupa nga Forcat e Armatosura dhe rreth 143 të kalueshmërisë së lartë apo në ndihmë të lundrimit në zonat me prezencë uji.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në qarkun e Durrësit ka patur probleme me lumenjtë. Rritja e nivelit të ujit me rreth 1m të Lumit Erzen paraqet problem për zonën e Shijakut. Rreth 360 familje në këtë qark janë me prezencë uji, ndërsa 11 janë evakuuar dhe strehuar në shtëpitë e pushimit të MB dhe shtëpisë së pushimit të ushtarakëve.
Në Shkodër, gjithashtu është rritur niveli i ujit të lumenjve dhe sipërfaqet e tokave të përmbytura në njësinë administrative, Dajc dhe Ana e Malit, kjo për shkak edhe të prurjeve të mëdha që kanë pasur lumenjtë Kir, Gjadër dhe në liqenin e Shkodrës nëpërmjet prurjeve nga Podgorica.
Sa i përket qarkut të Lezhës, lumi Drin është + 1.2 m nga +2.00 m të kuotës kritike, me tendencë rënie, ndërsa lumi Gjadër, është në kuotën 50 cm mbi normalen dhe tendencë rënie gjithashtu. Ka partur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë administrative Balldre, Blinisht dhe Kallme, por që janë riparuar menjëherë nga specialistët e OSHE. Ndërsa Tirana nuk paraqet probleme. Paraprakisht është njoftuar nga UKT në lidhje me shkarkimet nga diga e Bovillës.
Forcat e Armatosura janë angazhuar gjatë këtyre ditëve edhe në shpërndarjen e bazës ushqimore për të gjitha familjet që janë të izoluara nga uji.





































