Google search engine
Home Aktualitet KPA merr vendimin përfundimtar për gjyqtaren e njohur të Gjykatës së Tiranës

KPA merr vendimin përfundimtar për gjyqtaren e njohur të Gjykatës së Tiranës

0
283

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, e cila u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

KPA i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KPK.

Njoftimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here