Një pedagog i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës së tij.
65 vjeçari, Jakov Oga është hedhë nga ballkoni por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një banese që ndodhej pranë duke bërë të mundur që ai të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Policia fillimisht nga zhurma ka dyshuar se është grabitje por e pas rezultoi se pedagogu Oga i cili ishte i infektuar me Covid ka tentuar të vetëflijohej.







































