Detaje të reja janë zbuluar mbi ekzekutimin e 32-vjeçarit J.Bregu në qytetin e Durrësit.
“Abc News” raporton se viktima ishte i martuar dhe baba i një djali.
Gjithashtu, mësohet se i riu u ekzekutua në hyrje, te dera e lokalit të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.
J. Bregu, ka pas probleme me drejtësinë jashtë vendit. Ai ndryshoi emrin në Ilir Kuçi dhe ishte personazh në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.
Pista e parë ku po hetohet është e shkuara e tij jashtë vendit, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmët nga autorët.







































