Google search engine
Home Aktualitet Plas arma, humb jetën i riu në Durrës

Plas arma, humb jetën i riu në Durrës

0
271

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës. Mësohet se një i ri është konfliktuar me disa persona të tjerë për motive ende të paqarta.

Gjatë konfliktit, J.B., 32 vjeç është plagosur fillimisht me armë zjarri, ndërsa më pas mësohet se ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here