Google search engine
Home Politike Drejtesi Përgjimet e bujshme ‘Ndraghetës’ ku dolën zbuluar edhe politikanë shqiptarë, SPAK bën...

Përgjimet e bujshme ‘Ndraghetës’ ku dolën zbuluar edhe politikanë shqiptarë, SPAK bën lëvizjen e rëndësishme: Ja çfarë do ndodhë të hënën

0
235

Lidhur me përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku u përmendën edhe emrat e disa politikanëve Shqipëri, SPAK bën me dije së të hënën do të kontaktojnë me autoritete italiane dhe të shikojmë çfarë lidhje kanë me Shqipërinë. SPAK shprehet se pas marrjes së plotë të informacionit nga Italia do të vendosi se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.

Dy ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here