Google search engine

    Ishte pjesë e një bande të rrezikshme të drogës/ SPAK merr vendim për turko-shqiptarin e ekstraduar

    0
    221

    Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

    Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të këtij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në Shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit.

    Ky person ishte  i fundit që ishte pa u arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre ne themel.

    I kontaktuar nga media, mbrojtësit e Rexhep Ipek, Avokat Arbër Hoxha dhe Avokat Dritan Metani u shprehën se: “Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”.

    Nga hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, ka rezultuar se Ipek në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here