Google search engine
Home Bota Boris Johnson tha se mutacioni i ri i COVID është më vdekjeprurës,...

Boris Johnson tha se mutacioni i ri i COVID është më vdekjeprurës, ekspertët nxjerrin blof kryeministrin britanik

0
217

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha ditën e djeshme se mutacioni i ri i COVID ishte mbizotërues në vendin e tij dhe se kishte prova që ishte më vdekjeprurës.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ekspertëve britanikë të cilët ishin të habitur nga deklaratat e Johnson.

“Është jo plotësisht e qartë se mutacioni është më vdekjeprurës”, tha drejtori mjekësor i Shëndetit Publik Angli, Yvonne Doyle.

“Është shumë herët për të thënë që ka indikacione. Por këto janë vetëm një numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se çfarë do të dalë në të vërtetë”, shtoi Doyle, ndërsa njoftoi se disa hetime ishin duke vazhduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here