Google search engine
Home Politike Bledi Çuçi ‘flakë për flakë’ me Vangjel Tavon: E shoh që të...

Bledi Çuçi ‘flakë për flakë’ me Vangjel Tavon: E shoh që të paska dhembur! Nuk është faji im që…

0
222

Ditën e sotme deputetja e LSI-së Ediola Braha i është bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, me lajmin që e njoftoi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Pas këtij lajmi, reagoi edhe ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili ironizonte ministrin Çuçi, pasi sipas tij, deputetja Braha prej 2 vitesh ka qenë pjesë e shumicës pasi votonte çdo ligj të Rilindjes.

Çuçi i ka kthyer përgjigje duke u shprehur se kjo lëvizje i ka dhembur shumë LSI-së.

“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhëmbur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD

Miqësisht!”, shkruan Bledi Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here