Google search engine

    Atentati mafioz në Durrës, mbërrin në vendngjarje Tonin Vocaj

    0
    292

    Disa çaste më parë u regjistrua një ngjarje tragjike në qytetin e Durrësit, ku një i ri u vra me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes, ku mbeti i vrarë i riu E. Begu ka mbërritur edhe Drejtor i policisë kriminale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.

    32-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa në ambientet e policisë janë shoqëruar disa persona të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ai është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve ka pasur të shtëna të vazhdueshme. Ndërkohë, për shkak të shiut dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë, ndërsa policia po bën krehjen e zonës.

    “Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion shtesë. Ju njoftoj se shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës”, thuhej në njoftimin e policisë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here