Mnistria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 833 raste të reja me koronavirus.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.
Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 5 qytetarë.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 506 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.






































