Policia e Tiranës bën të ditur se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet të parkuar në garazhin e një pallati.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.








































