Mëngjesin e kësaj të shtune kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kanteri i ndërtimit në Thumanë, zona më e prekur nga tërmeti dëmtues i 26 nëntorit të 2019-tës.
Ai thotë se tashmë lagja e Thumanës po rilind dhe javë pas jave do të marrin formë pallatet e reja.
“MIRËMËNGJES dhe me lagjen e Rilindjes së Thumanës, ku infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial, e ku javë pas jave do të marrin formë edhe pallatet e reja, qendra e re shëndetësore, njësia e re bashkiake, fushat sportive e parqet, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan Rama.








































