Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i bën apel shqiptarëve jashtë vendit që të saktësojnë adresat e vendbanimit duke shpjeguar dhe procedurat përkatëse.
Ministrja Xhaçka thotë se ata fillimisht duhet të logohen në protalin e-Albania dhe më pas të ndjekin udhëzimet e duhura. Saktësimi thotë ministrja është bërë më i lehtë falë platformës.
“Shërbimi cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj atyre që jetojnë e punojnë jashtë vendit, është prioriteti kryesor i punës time si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
✅E kënaqur që tanimë, procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar e thjeshtuar.
🟢Gjithçka që duhet të bëni, është të logoheni në platformën online ‘e-Albania’, ku më pas do të informoheni për të gjitha hapat tjera që duhen ndjekur.
↪️Lehtësimi i procedurave të tilla ju shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresë.
Tashmë saktësimi bëhet më i lehtë se kurrë me platformën 🔗https://e-albania.al. Shikoni hapat që duhet të ndiqni👇”, shkruan në Facebook ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka shoqëruar me videon përkatëse shpjeguese.








































