Google search engine
Home Politike Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

Basha kujton Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

0
203

Kreu i Partisë Demokratike ka përkujtuar ish Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova i cili u nda nga jeta 14 vite më parë, më 21 janar 2006.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha në mesazhin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here