Përplasen 2 automjete në Vlorë, transportohet në spital 51-vjeçari

0
198

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Vlorë-Orikum. Mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh., 51 vjeç.

Nga aksidenti kanë mbetur i plagosur drejtuesi P.XH., i cili ndodhet në spitalin e Vlorës fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 15:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë,  mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është perplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh ., 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. Xh, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here