Qeveria dhe Kuvendi do të ndryshojnë ligjin për parandalimin e pastrimit të parave.
Në projektligj, sipas gazetarit Adriatik Doçi, thuhet se ndryshimet ligjore parashikojnë monitorimin dhe vëzhgimin jo vetëm të ‘personave të ekspozuar politikisht’, por edhe të të tjerëve ku përfshihen, shokët e tyre, anëtarëve në certifikatën familjare, të prindërve, bashkëpunëtorëve, çdo personi që është bashkëpronar me zyrtarin si çdo personi që ka interesa të përbashkëta.
Mësohet se se miratimi i këtyre ndryshimeve në ligj, është kusht i vendosur nga Brukseli, për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, si dhe për luftën kundër pastrimit të parave të pista dhe financimit të terrorizmit.
Bëhet e ditur se në kategorinë e personave të ekspozuar politikisht përfshihen presidenti, kryeministri, deputetët, ministrat, njerëzit e drejtësisë dhe të gjitha ata që deklarojnë pasurinë sipas ligjit. Në këtë kategori përfshihen edhe drejtuesit e kompanive shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm të partive politike, persona me funksione të rëndësishme në organizata ndërkombëtare etj. Këta persona do të monitorohen deri në 3 vite pas largimit nga funksioni, bashkë me personat e afërm të tyre. Ndryshimet parashikojnë se vigjilenca e zgjeruar kryhet edhe në raste të tjera të konsideruara me risk të lartë apo kur krijohen dyshime.








































