Pika e kalimit kufitar në Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më 8 shkurt.
Sipas Ministrinë për Europën dhe Punëve të Jashtme, ky vendim i qeverisë greke ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19.
Njoftohet se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.