Google search engine

    Aksident i rëndë në Elbasan, dy të plagosur. Zjarrfikësja nxjerr nga automjeti një grua

    0
    222

    Një aksident i rëndë me të paktën dy persona të plagosur ka ndodhur në segmentin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqin.

    Ngjarja ndodhi rreth orë 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papër. Burime nga vendngjarja raportuan se në aksident u përfshinë dy automjete.

    Një prej të plagosurve, një grua, kishte mbetur e bllokuar në automjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e saj.

    Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here