Google search engine
Home Lifestyle Vesa Luma mban premtimin që na kishte dhënë prej kohësh! Vonoi por...

Vesa Luma mban premtimin që na kishte dhënë prej kohësh! Vonoi por nuk harroi

0
233

Jemi të bindur se ju ka munguar shumë në muzikë këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh është “arratisur” në Zelandën e Re dhe na dukej sikur na kishte lënë pas dore.

Prej kohësh fansat i kanë kërkuar të rikthehet në muzikë, por asnjëherë s’ka qenë momenti më i përshtatshëm për Vesën.

Fillimisht, ajo përjetoi një stres të madh me zhvendosjen në Zelandën e Re së bashku me partnerin dhe djalin e tyre, ndaj nuk ndihej e fokusuar për të sjellë projekte të reja.

Më vonë, pandemia Covid-19 bllokoi çdo plan dhe këngët e Vesës që ia kishte premtuar prej kohësh publikut, sërish u shtynë.

Mirëpo, premtimin s’e tret as dheri thonë, ndaj Vesa vonoi por nuk harroi!

Me postimin e fundit në InstaStory, ajo i ka bërë zemrat mal fansave të saj, teksa ka treguar se ndodhet në studio dhe po punon për projektin e saj të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here