Gazetari Artan Hoxha përmes postimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale ka shprehur hapur mungesën e vendosjes në vend të drejtësisë për 4 protestuesit që u vranë në mes të bulevardit nga Garda e Republikës, në 21 janar 2011.
Mirëpo, pikërisht në një vga këto postime një qytetar i shkruan se drejtësia do të vendoset nga SPAK kur të pastrohet i gjithë pallati i padrejtësisë.
“Po mire o Artan Hoxha po si thua ti ajo drejtesia qe ka qe ne 2014 qe ka filluar dhe po implementohet me sakrifica kush e pati vullnetin politik te behej?Pse kjo drejtesia u beka sa hap e mbyll syte ka 30 vjete ,vajmedete e vajmeqamet , ne kurriz te Shqiptareve,kaq kollaj te duket ty?Si ky komenti ne fb?Po si mendon ti ,meqe je gazetare i “mencur”,Edi Rama ben drejtesi ne kete vend?Une si qytetare besoj se drejtesia do veje ne vend po akoma nuk e kemi pastruar pastruar pallatin e padrejtesise per te ber drejtesi.”,i shkruan qytetari.
Pas këtij komenti e menjëhershme ka qenë përgjigjja e Hoxhës.
“Ështe aq farse sa vetem duke e pare nga jashte e beson, ndersa mua SPAK me ka thirrur tre here deri tani per te deshmuar, dhe ne fund beri nje vrime ne uje. Ky eshte dallimi, ti e ke me te degjuar, ndersa une kam shkuar vet ne SPAK, per te mos thene qe kam qene “peshku” me i madh qe i ka ngjitur ato shkalle deri tani…”, i përgjigjet Hoxha.










































