Google search engine
Home Aktualitet Mega-operacion i Antimafias italiane ku morën pjesë 370 forca / Mes të...

Mega-operacion i Antimafias italiane ku morën pjesë 370 forca / Mes të arrestuarve edhe një femër shqiptare, ekzekutohen urdhër arrestime ndaj sipërmarrësve të njohur dhe funksionarëve të administratës publike

0
247

Ditën e sotme është finalizuar mega-operacioni i Antimafias italiane, i koduar si “Basso profilo”. Nga burimet zyrtare bëhet me dije se është arrestuar edhe një femër shqiptare.

Krim pasioni? Zbardhen detaje të forta nga djegia e biznesmenit, Prokuroria italiane dyshime të rënda nga veprimet e bashkëjetueses shqiptare: Emëron si drejtues të bizneseve një tjetër person në vend të Davide Pecorellit
Bëhet fjalë për shtetasen O. Hasaj, lindur në Shqipëri më 16/05/1967.

47 të arrestuar
59 kompani nën sekuestro
45 banesa nën sekuestro
29 automjete nën sekuestro, mes të cilëve 2 Porsche
77 llogari bankare nën sekuestro
24 karta crediti nën sekuestro
1 mjet lundrues
1 kallup floriri
1 orë Rolex

11:37 – Një megaoperacion i antimafias italiane po ekzekutohet prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në të gjithë territorin italian.

Operacioni i koduar “Basso profilo” (profil i ulët) ka impenjuar rreth 370 forca policore, prej të cilëve 200 pjesë e trupave të Antimafias italiane, e 170 forca nga Guardia di Finanza e të Policisë së Shtetit.

Operacioni po ekzekuton urdhër arrestime të shumta ndaj eksponentëve më të rëndësishëm mafiozë të klanevetë Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventur”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo dhe Cutro.

Mes të arresturve janë dhe sipërmarrës të njohur të territorit, funksionarë të administratës publike.

Operacioni ka zbardhur një aktivitet të paligjshëm parash me vlerë mbi 300 milionë euro. Gjatë operacionit janë ezkekutuar dhe sekuestrime sipërmarrejs, prona private, automjete, e llogari bankare.

Detajet e këtij operacioni do të zbardhen gjatë një konference për shtyp në Gjykatën e Apelit të Catanzaros ku do të marrin pjesë Prokurori i Antimafias Nicola Grateri e Drejtori i Antimafias italiane Maurizio Vallone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here