Lëviznin pa maska, policia gjobit 453 qytetarë në 24 orët e fundit

    0
    197

    Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 453 qytetarë të cilët lëviznin në rrugë pa maska.

    Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do vendoset në faturën e energjisë elektrike.

    5 prej personave të ndaluar, nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi, u dërguan në komisariat ku pas identifikimit u gjobitën e u lanë të lirë.

    “Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 453 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse” – njofton policia.

    Vihet re se gjatë 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë person i cili lëvizte pas orës 22:00.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here