Google search engine
Home Aktualitet Arratiset Fjolla Morina/ Policia vihet në ndjekje të saj, Prokuroria bën lëvizjen...

Arratiset Fjolla Morina/ Policia vihet në ndjekje të saj, Prokuroria bën lëvizjen e menjëhershme për këngëtaren

0
225

Këngëtarja Fjolla Morina është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit pasi është arratisur nga banesa e saj ku ishte në ‘arrest shtëpie’.

Policia e Kukësit njofton zyrtarisht se këngëtarja 34-vjeçare është larguar dje nga banesa ku qëndronte në këtë qytet, pasi gjatë kontrollit policia nuk e ka gjetur aty. Blutë bëjnë me dije se po punojnë për kapjen e saj.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të  caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.

Po punohet për kapjen e saj”, njofton policia.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë. Ndërsa së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Pak muaj më parë gjykata vendosi të pranonte kërkesën e saj për hetim në arrest shtëpie, por tashmë u arratis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here