Partia Socialiste dega Peqin trazoi ujërat teksa njoftoi se Valdrin Pjetri do te kryesoje drejtimin teknik te shtabit elektoral të qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit.
Por drejtuesi politik i Qarkut te Elbasanit Taulant Balla e mohon këtë lajm. Sipas Ballës prezenca e Pjetrit në takim nuk ka lidhje me asnjë detyrë të besuar nga PS, veç rolit te këshilluesit juridik.
“Nuk ka lidhje me asnjë detyrë të besuar nga PS, veç rolit te këshilluesit juridik”, tha Balla për Fax News.
Në dhjetor të vitit të shkuar gjykata rrëzoi akuzat për Valdrin Pjetrin, kandidatin fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës në 2019 duke e shpallur të pafajshëm.
Ishte Partia Demokratike ajo që akuzoi ne vitin 2019 kryebashkiakun e sapozgjedhur të Shkodrës së ishte i dënuar në shtetin italian për trafik droge dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit duke shkelur ligjin.