Joe Biden u betua sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, Donald Trump dhe Melania nuk morën pjesë në këtë ceremoni siç e do tradita. Ndërsa nisej për në Florida, Trump mori me vete edhe valixhen e famshme me kodet bërthamore të vendit.
Kjo është hera e parë që një president amerikan, me vullnet të lirë, nuk i dorëzon pasardhësit të tij valixhet me kodet bërthamore.
Valixhja është kthyer në Shtëpinë e Bardhë nga një zyrtar ushtarak i autorizuar, pas mesdite kur Biden ishte zyrtarisht president i vendit.








































