Google search engine
Home Politike “Po tenton të tërheqë drejt partisë së saj, anëtarë të PD-së”, Jozefina...

“Po tenton të tërheqë drejt partisë së saj, anëtarë të PD-së”, Jozefina Topalli iu përgjigjet akuzave

0
209

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka mohuar të ketë bërë tentativa për të tërhequr drejt partisë së saj, anëtarë të PD, duke theksuar se lidhjen e ka me qytetarët. Këtu ka folur dhe për marrëdhëniet e Bashës me aleatët duke e krahasuar me kohën kur në krye të PD ishte Berisha.

“Unë skam bërë asnjë tentative për ti hequr kujt asgjë, unë i drejtohem qytetareve. Lidhja ime është e pazgjidhshme me çdo demokrat dhe kontaktet në fushë i kam me të gjithë. Jeta ime është e lidhur me çdo demokrat dhe se nuk ka asnjë të përbashkët me liderin e republikë së re. Shantazhimi ndaj demokratëve ka ndodhur dhe ndodh edhe tani, por kjo nuk shton dozën e moralitetit mes tyre.

Nuk mund të krahasosh raportet që ka pasur Berisha me aleatët dhe ata që ka Basha. Ka qenë një raport i bazuar në vota dhe ndershmëri dhe kjo ka kohë që nuk ekziston në kampin e drejtuar nga Basha. Unë jam indiferente nga kjo situatë dhe e di që janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbajtur karriget e tyre”, tha ajo për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here