Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale Joe Biden për detyrën e re si President i 46-të i SHBA-ve. “Urimet më të mira për Presidentin e Amerikës Joe Biden dhe Zëvëndësespresidenten Kamala Harris. Sytë e gjithë botës janë tek ju”, shkruan Xhaçka. Vetëm pak minuta më parë u zhvillua edhe ceremonia e betimit të Joe Biden si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.