Google search engine
Home Lifestyle Nihuni me këtë pasion të Bes Kallakut, aktori paska një koleksion shumë...

Nihuni me këtë pasion të Bes Kallakut, aktori paska një koleksion shumë interesant me botime të vyera të….

0
206

Bes Kallaku ka ndarë sot me të gjithë ndjekësit e tij një koleksion që me siguri e kanë zili të gjithë gjuhëtarët. Aktori ka publikuar një foto ku shfaqen të renditura disa botime të “Hylli i Dritës”, revistës së parë shqiptare të botuar në vendin tonë, konkretisht më 1913-ën deri më 1944-ën (me disa ndërprerje kushtëzuar nga politikat e kohës). Kjo revistë ka përmbajtje atdhetare, politike dhe kulturore.

Gjithashtu në foto duken edhe disa botime të revistës ‘Leka’, që ka përmbajtje kulturore, letrare dhe filozofike. Nuk e dimë nga ka lindur ky pasion i Besit për këtë lloj literature, por ja që aktori ka fatin të ketë në dorë disa nga botimet më të vyera në qarkullim (për ata që ja dinë vlerën).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here